Albumi apo ‘mixtape’ i fundit i Drake, e që s’dihet saktësisht se çka është – ka befasuar “peshqit e mëdhenj” të muzikës botërore.
Më shumë se gjysmë milioni kopje janë shitur në javën e parë që prej lansimit të albumit “If Youre Reading This It’s Too Late”.
Drake befasoi kur lansoi pa asnjë paralajmërim albumin, por mungesa e promocionit nuk i ka penguar reperit që të tejkalojë edhe emrat tjerë të mëdhenj që lansuan projektet e tyre së fundmi.

Drake në këtë album ka bërë edhe “diss” ndaj Tygas, i cili është bashkpuntor i afërt i Chris Brown.