Ishte njëri ndër lojtarët më të mirët të botës në shekullin 21, por nuk arriti t’i gëzohet titullit të botës me Brazili në vitin 2002, në botërorin e mbajtur në Kore dhe Japoni, pas një aksidenti që pati në pishinë.
Por, ky nuk është i vetmi problem që e karakterizoi karrierën e sulmuesit brazilian, Mario Jardel, që edhe sot, vazhdon të luftoj problemin me kokainën.
Ish fituesi i dy Këpucëve të Arta në Evropë si golashënuesi më i mirë i sezonit, vazhdon të mbahet mend për përformanacat e mrekullueshme të Porto, ku në pesë vite, regjistroi 125 ndeshje dhe shënoi 130 gola.
Karriera e Jardel, filloi të lëkundej në vitin 2004, pas vdekjes së babait. Që nga ajo kohë, futbollisti filloi të merrte kokainë, ndërsa sot, vazhdon të vizitoj psikiatrin, në përpjekje për t’u larguar nga kokaina.
Jardel gjithmonë do të kujtohet, për ndërrimin e shpeshtë të skuadrave, ku në 21 vite karrierë, ndërroi 20 skuadra.