Dhe humbja erdhi…

Sigal Prishtina më në fund shijoi edhe humbjen. Pas një serie të gjatë të fitoreve, Bardhekaltërit sonte u mposhtën nga skuadra e Kozuvit me rezultat, 93-78, në kuadër të Ligës Ballkanike. Vendasit e nisën më mirë çerekun e parë të cilin edhe e përfunduan me...

1626 0

Sigal Prishtina më në fund shijoi edhe humbjen. Pas një serie të gjatë të fitoreve, Bardhekaltërit sonte u mposhtën nga skuadra e Kozuvit me rezultat, 93-78, në kuadër të Ligës Ballkanike.

Vendasit e nisën më mirë çerekun e parë të cilin edhe e përfunduan me dy pikë epërsi(22-20), mirëpo edhe përkundër 16 pikëve të Dardan Berishës, pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me nëntë pikë në të mirë të Kozuvit, 42-33.

Në çerekun e tretë prishtinasit u kthjellën pak dhe filluan të luajnë lojë më të mirë, teksa Berisha me pikët e tij arriti ta shkrinte epërsinë e vendasve vetëm në gjashtë pikë, mirëpo pastaj i lëshoi koncentrimi dhe me gabimet e shumta në gjuajtje, i dhanë mundësi kundërshtarit që ta ngrit përsëri epërsinë në 11 pikë, 69-58, në fund të kësaj periode.

Çereku i katërt ishte një vulë që Sigal Prishtina nuk ishte sonte në elementin e vet, pasi bënë një mori gabimesh në gjuajtje, humbën topa dhe shkaktuan shumë faula. Kozuvi e shfrytëzoi këtë krizë në lojën e prishtinasve dhe e mbyllën ndeshjen me një fitore bindëse prej 15 pikësh epërsi, 93-78.

Dardan Berisha ishte më efikasi në këtë takim me 34 pikë dhe 7 asistime, teksa Edin Bavcic shtoi 19 pikë e 15 kërcime. Kozuvi në anën tjetër luajti lojë shumë ekipore, e këtë më së miri e tregon fakti se gjashtë lojtarë të tyre shënuan pikë dyshifrore, por më i dalluari ishte Drashko Albijanic me 16.

Prishtina vazhdon ta mbajë pozitën e parë në Grupin B të Ligës Ballkanike me 7 pikë, një më shumë se Kozuvi që gjendet në pozitën e dytë, mirëpo me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article