Categories: Ballina

De Biasi zbulon të vërtetën e çështjes së Adnan Januzajt

Mesfushori i Manchester Unitedit, tani i huazuar në Gjermani te Borussia Dortmundi, Adnan Januzaj, ka bërë një zgjedhje dhe ajo është të luajë për përfaqësuesen e Belgjikës.

Kjo zgjedhje nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve shqiptarë dhe refuzimi i Kombëtares së Shqipërisë vazhdon të jetë temë ne mediat shqiptare

 

Trajneri Gianni De Biasi ka kërkuar me ngulm që ai të jetë pjesë e Kombëtares, por gjithmonë ka hasur në refuzim të vazhdueshëm nga babi i lojtarit, i cili nuk i ka kthyer përgjigjur trajnerit italian.

Tekniku italian ka folur në emisioni ‘Opinion’ nga Blendi Fevziu, duke zbuluar të vërtetën e çështjes Januzaj.

“Problemi me Januzaj ishte se ne nuk arrinim të flisnim dot personalisht me atë, por çdo gjë duhet më parë ta diskutonim me babain e tij. Me të atin e Januzaj nuk kam arritur të flas asnjëherë. I kam dërguar shumë mesazhe, por nuk mu përgjigj asnjëherë. Në fakt ia kam dërguar në disa gjuhë për të kontaktuar”.

“I kam dërguar mesazhe në shqip, në frëngjisht dhe në anglisht, por në asnjë nga këto gjuhë nuk më është përgjigjur. Mendoj se kjo është një gjë vërtet e trishtueshme, sepse së paku ai mund të përgjigjej dhe të thoshte që Januzaj nuk do të vijë me ne, por të paktën do të merrnim një përgjigje. Mjaftonte që të më thoshte “Zoti De Biasi ose De Biasi shkurt, djali im nuk do të luaj për Shqipërinë, kaq”, ka thënë 59-vjeçari për fund.

admin

Recent Posts

Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 – Parandalimi i fejesave te hershme

Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i…

6 years ago

Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit

Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të…

6 years ago

Tradita e hasjanëve për bukë – Video

Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit,…

6 years ago

Shiko Tv Shqip Online – Radio Hasi Thate

Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko…

7 years ago

Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)

Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një…

10 years ago

Fshati i bukëpjekësve

Në Lugishtën e Hasit ndër shekuj ka pasur burrëri dhe traditë të mikpritjes. Ishte në…

10 years ago