Categories: Ballina

Çmimi “Hasan Prishtina” i dorëzohet Kombëtares kuqezi (Foto)

Kryetari i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, Jahja Lluka, me bashkëpunëtorë, ua ka dorëzuar sot (e mërkurë) çmimin tradicional të Shoqatës “Hasan Prishtina”, Kombëtares shqiptare në futboll.

Çmimi është ndarë në një ceremoni të organizuar enkas për këtë ngjarje, në ambientet e Hotelit Tropical në Durrës, aty ku ishte e grumbulluar Kombëtarja Shqiptare në prag të dy ndeshjeve miqësore, ndaj Francës dhe Italisë.

Çmimin “Hasan Prishtina” të dorëzuar nga kryetari Lluka, e pranuan të gjithë lojtarët dhe përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, të udhëhequr nga presidenti Armando Duka, kapiteni Lorik Cana, trajneri Gianni De Biasi dhe të gjithë lojtarët tjerë, të grumbulluar në prag të dy miqësoreve.

Kryetari i Shoqatës, Jahja Lluka, tha se ky është një çmim që ju ndahet personaliteteve të rëndësishme dhe organizmave që kanë dhënë kontribut në të mirë të çështjes kombëtare, në të kaluarën dhe sot.

Ai tha se ky çmim tradicional është vendosur t’i ndahet kombëtares shqiptare nga kryesia e shoqatës, me motivacion mbrojtjen e dinjitetit dhe identitetit kombëtar shqiptar, gjatë dhe pas ndeshjes futbollistike me Serbinë.

Kapiteni Lorik Cana tha se “ky çmim është një vlerësim i madh për kombëtaren tonë, për çunat tanë dhe për mbarë stafin, në përpjekjet dhe punën tonë jo vetëm në fushën e futbollit, por për përfaqësim sa më të mirë e dinjitoz të ngjyrave tona kombëtare, të flamurit kuq e zi dhe të Himnit Kombëtar”.

“Mbështetja në këtë rast, ashtu si dhe përkrahja e mbështetja që na është bërë gjatë gjithë kohës, do të jetë motiv shtesë në punën, lojën e përkushtimin tonë të mëtejmë”, ka thënë kapiteni Cana.

Armando Duka, kryetar i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka thënë se FSHF, lojtarët dhe kombëtarja shqiptare po vlerësohen vazhdimisht nga brenda dhe jashtë vendit, për lojën dhe performancën, suksesin dhe të arriturat. Çmimi i sotëm “Hasan Prishtina” është po ashtu vlerësimi i madh dhe i përkushtueshëm, që tingëllon i vecantë pasi që na vjen nga një shoqatë dhe nga njerëz nga Kosova, ka thënë presidenti Duka.

admin

Share
Published by
admin

Recent Posts

Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 – Parandalimi i fejesave te hershme

Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i…

6 years ago

Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit

Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të…

6 years ago

Tradita e hasjanëve për bukë – Video

Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit,…

6 years ago

Shiko Tv Shqip Online – Radio Hasi Thate

Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko…

7 years ago

Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)

Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një…

10 years ago

Fshati i bukëpjekësve

Në Lugishtën e Hasit ndër shekuj ka pasur burrëri dhe traditë të mikpritjes. Ishte në…

10 years ago