Topi i Artë për vitin 2014 sipas të gjitha gjasave do të fitohet nga Cristiano Ronaldo. Fakti që kompanitë kryesore të basteve në Botë e kuotojnë me një koeficient shumë të ulët suksesin e dytë radhazi të yllit portugez në këtë garë e bën edhe më të besueshëm triumfin e Ronaldos që këtë vit duket se nuk ka rivalë.
Sulmuesi i Realit Madridit arriti të spikaste jo pak në edicionin e fundit të Champions League ku Los Blancos u shpallën kampion Europe për të 10-tën herë në historinë e tyre duke shënuar 17 gola. Me koeficientin 1.13 shumëzohet basti i vënë për Ronaldon fitues, një kuotë kjo e realizueshme në më shumë se 99% të rasteve.
Qëndrojnë shumë pas të gjithë rivalët e futbollistit portugez në këtë garë me Lionel Messin që pozicionohet i dyti me koefiecentin 8.5. E thënë më saktë në gjuhën e bastexhinjëve nëse vendos bast 1 Euro për triumfin e yllit argjentinas fiton 8.5 Euro, por një bast me një kuotë të tillë në shumicën e rasteve nuk fitohet, raporton Supersport.
Një tjetër arsye që e bën edhe më të besueshëm marrjen në dorëzim të trofeut nga Ronaldo qëndron te fakti se vitin e kaluar kompanitë e basteve e vlerësonin me koeficientin 1.28 fitoren e sulmuesit portugez një kuotë më e lartë se kjo e këtij viti, por që në fund 29-vjeçari luzitan ja doli të merrte në duart e tij trofeun e Topit të Artë.
Recommended For You
Hand-picked stories based on what you’re reading
Strong Match
Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)
Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një seri të foto-dokumentarëve “Udhëtim nëpër…
Related
Shiko Tv Shqip Online - Radio Hasi Thate
Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko ketu Tv Rtv 21 ktv…
Related
Tradita e hasjanëve për bukë - Video
Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit, nuk ka ndërruar as recetën…
Related
Fshati i bukëpjekësve
Në Lugishtën e Hasit ndër shekuj ka pasur burrëri dhe traditë të mikpritjes. Ishte në këto anë Sheh Salihu, që…
A per me favorizu po ja futin palidhje se valla Messi e mertion topin e are