Ka refuzuar shansin për t’u kthyer në Ligën Premier anësori i Real Madridit, Gareth Bale. Raportohet se Chelsea ka ofruar 150 milionë funte (187 milionë euro) për uellsianin.
Edhe Manchester Unitedi ka përgatitur ofertë rekorde për 25-vjeçarin, i cili megjithatë nuk dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu.
Bale nënshkroi për Realin në verën e vitit 2013 nga Tottenhami për një shumë që besohet të jetë mes 91 dhe 100 milionë euro.