Derisa Apple po mposhtë platformën Android për nga numri i shitjeve, kur është fjala për stabilitet në platformë, Android 5.0 Lollipop mposhtë iOS 8.
Bazuar në të dhënat nga aplikacioni mobil për menaxhim të performancës Crittercism, dështimi i aplikacioneve për Lollipop vlerësohet me 0.2% më pak se iOS 8, transmeton itShqip.
Madje platforma e fundit nga Apple- iOS 8 ka një shifër më të madhe (2.2%) në dështim të aplikacioneve sesa iOS 7, i cili është vlerësuar me 1.9%.Përveç që ka mposhtur rivalin nga Apple, Android Lollipop është edhe më i mirë se platformat e mëparshme si KitKat dhe Ice Cream Sandwich.
Aplikacionet në pajisje telefonike mund të dështojnë së funksionuari për shumë arsye të ndryshme si probleme me sistem operativ apo memorie jo të mjaftueshme harduerike.