Agim Veliu demanton AAK’në: Haradinaj ka pasur mirëkuptim për kërkesën e LDK’së

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Agim Veliu, ka thënë se Ramush Haradinaj ka pasur mirëkuptim për kërkesën e Isa Mustafës për pozitën e Kryeministrit. Kjo deklaratë e Veliut është krejtësisht e kundërt me atë të Ramush Haradinajt i cili tha se s’ka kurrfarë mundësie që...

1017 0

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Agim Veliu, ka thënë se Ramush Haradinaj ka pasur mirëkuptim për kërkesën e Isa Mustafës për pozitën e Kryeministrit.

Kjo deklaratë e Veliut është krejtësisht e kundërt me atë të Ramush Haradinajt i cili tha se s’ka kurrfarë mundësie që ai të heqë dorë nga pozita e Shefit të Qeverisë.

“Z. Hardinaj ka pasur mirëkuptim për kërkesën e z.Mustafa dhe për rrethanat e reja të krijuara ditëve të fundit dhe ka mbetur që ne t’i vazhdojmë bisedat në të ardhmen”, ka thënë Veliu, për Botapress.

Sipas tij, nuk ka pasur përplasje në takimin e së premtes mbrëma mes liderëve të Bllokut.

“Jo nuk ka pas kurrfarë përplasje mes Mustafës e Haradinajt. Ne kemi biseduar për vazhdimin e funksionimit të Bllokut në ditën në vijim. Jemi në biseda do të vazhdojmë ti trajtojmë çështjet tona të brendshme dhe në momentin kur kemi diçka do të komunikojmë”.

Mirëpo, LDK, përmes një komunikate për media, kishte kërkuar udhëheqjen e Qeverisë, kërkesë të cilën e kanë përsërit edhe pjesa më e madhe e udhëheqjes së kësaj partie.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article