Pasagjerë në bordin e një trageti për transport makinash dhe njerëzish, mes të cilëve edhe 22 shqiptarë, janë duke luftuar me flakët e zjarrit që përfshinë këtë traget prej mëngjesit të së dielës me t’u nisur nga brigjet greke me destinacion Italinë. Ata luten për ndihmë, ndërkohë që anijet e shpëtimit kanë hasur vështirësi të mëdha për t’iu afruar tragetit që po digjet, për shkak të erërave të forta dhe dallgëve të detit.
“Norman Atlantic”, i cili mban thuajse 500 pasagjerë dhe ekuipazh, si dhe më shumë se 200 mjete, ka qenë 44 milje në veriperëndim të ishullit të Korfuzit, kur dërgoi sinjalin e alarmit SOS, pas rënies së zjarrit në pjesën e pasme të tragetit, siç bënë të ditur zyrtarë të Rojes bregdetare greke.
Ende është e paqartë nëse ka viktima apo nëse ndonjë pasagjer është hedhur në ujë, gjë që nëse ndodh vështirë që ndonjë t’u mbijetojë temperaturave të ulta të ujit nëse ndihma nuk vjen shpejt. Ndërsa një person në bordin e tragetit thotë se erërat e forta kanë ndaluar anijet e shpëtimit t’i afrohen atij.
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i…
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të…
Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit,…
Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko…
Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një…
Në Lugishtën e Hasit ndër shekuj ka pasur burrëri dhe traditë të mikpritjes. Ishte në…