Dhe shumë herë e kemi pyetur veten se si ia arrijnë këto persona të realizojnë një kërcim aq të shpejtë në mënyrën më perfekte.
Kërcimi që këta dervishë realizojnë është forma më e bukur estetike që sipas besimit të tyre, i bën që të shndërrohen në ndërmjetës mes botës shpirtërore dhe botës fizike.
Këta dervishë janë murgj sufi, sipas muzikës së flautëve vertikalë Nav, tamburëve Kudum dhe pjatave të bakrit Halile, ata rrotullohen përreth vetvetes në drejtimin e kundër të orës, fillimisht ngadalë dhe pastaj gjithnjë e më shpejtë deri sa mbërrijnë në 30 rrotullime në minutë.
Rrotullimi që ata realizojnë simbolizon lëvizjen e yjeve.
Kërcimi fillon me një poemë të Marnavit, apo një frazë të Kur’anit. Më pas mjetet muzikorë ndalen dhe dervishët nisin të rrotullohen në heshtje. Në fund rifillon muzika, që i ndihmon të kthehen në realitet.
Për ta paraqitur më mirë këtë kërcim mbresëlënës po ju japim edhe një video që paraqet të gjithë ecurinë e këtij kërcimi.
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i…
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të…
Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit,…
Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko…
Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një…
Në Lugishtën e Hasit ndër shekuj ka pasur burrëri dhe traditë të mikpritjes. Ishte në…