Lajme

Gjakmarrja, mësim online për 15 fëmijë të ngujuar

Tashmë do të ketë shpresë për arsimim, edhe për fëmijët që janë ngujuar si pasojë e fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri. 15 fëmijë të ngujuar, do të kenë mundësinë që të arsimohen si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre.

Mësimi për 15 nxënësit e parë do të bëhet online përmes programit “School & me”, që do të ofrohet falas nga Ministria e Arsimit. Gjithashtu ministria ka marrë masa, që në dispozicion të fëmijëve të vihen edhe mësues të cilët do të ndjekin procesin e tyre mësimor.

Projekti “School & Me’’synon përmirësimin e kushteve dhe rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies për këtë kategori fëmijësh. Fëmijët do të jenë të pajisur edhe me kompjuterë, që dhuruan gjatë këtij aktivitet nga një universitet privat në tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Back to top button