Nga dallojne besimtaret Bektashinje nga sektet dhe besimet tjera?

Opinione nga Vizitoret : Bektashinjte jane muslimane dhe jane nendege Sufiste. Muslimanet ndahen ne dy rryma: ajo Sunite dhe Shiite. Edhe Sunitet edhe Shiitet i kan Sufijte e tyre. Sufi d.m.th. besimtar qe i takon islamit te mbrendshem, pra islamit te shpirtit dhe kur kjo...

1566 1

Opinione nga Vizitoret :

Bektashinjte jane muslimane dhe jane nendege Sufiste.

Muslimanet ndahen ne dy rryma: ajo Sunite dhe Shiite. Edhe Sunitet edhe Shiitet i kan Sufijte e tyre.

Sufi d.m.th. besimtar qe i takon islamit te mbrendshem, pra islamit te shpirtit dhe kur kjo metamorfoze e mbrendshem hyjnore te ndodhe, padyshim se sufiu perqafon me lehte dhe me drejte edhe islamin e jashtem. Sufiu pra eshte adept i sufizmit sy rryme e islamit ezoterik si te sunitet ashtu edhe te shiitet.

Profeti Muhamed (as), ka patur një jetë të pasur në praktikimin e eksperiencës mistike. Ai vetë e ka praktikuar vigjilien e natës (shih Kurani 73). Para shpalljes apo vokacionit hyjnor, ai tërhiqej rregullisht në shpellën e kodrës Hira për t’u lutur dhe agjinuar.

Agjinimi te besimtarët sufi në islam poashtu bëhet në një përcjellje askete dhe teper te shënueshme:agjinimi në muajin e Ramazanit, agjinimi i Ashurës, agjinimi i Davudit (agjinim në çdo të dytën ditë të javës) etj. Tradita islamike rekomandon besimtarit tërheqje kohë pas kohe nga shoqëria për të komunikuar më lehtë me Allahun (itikafi).

Sufizmi mirret me njohurite hyjnore ezoterike, pra qe nuk shihen. Egzistojnë shumë pjesë të Kuran-it që thirren në një interiorizim të Islamit apo në të kuptuarit e Islamit përmes zemrës apo „syrit të zemrës“ (p.sh. Kurani 22.38 në lidhje me sakrificën ku thuhet” nuk është gjaku i viktimave, por është pastërtia e besimit që ngritet në qiell” apo në Kuranin 2.263: “Një fjalë e dashurisë vlen shumë më tepër se një falje që lëndon“ .

Opinione nga vizitoret :

 

Bektashit dhe shumica tjeter e muslimanve i ndjekin urdherat e Kuranit dhe te pejgamberit a.s .

Ndonjejer eshte problem se si disa grupe i shpjegojn disa ajeta te Kuranit dhe hadithe .

Kurani na urdheron te luftojm pabesimin por jo me arme .Pabesimtar jemi edhe vete nganjehere ose shpeshhere.

Kur thuhet ne Kuran lufte nuk do te thote lufte me shpata e arme te tjera .Me lufte kuptohet edhe ne mnyra tjera; lufte kunder vetes tone ,kunder egos tone ,kunder te keqijave qe jane ne kete bote.
Me lufte ne boten e vertet islame kuptohet edhe tju bejsh te mira njerezimit dhe te mos jesh i rrepte me ta ,te jesh i durueshem etj.etj.

Shumica e sufive i kuptojne ndryshe ajetet e Kuranit dhe hadithet e Pejgamberit a.s .Ka shume ajete en Kuran ku urdherohen muslimanet te sjellen mire me te tjeret .
Ne Kuran flitet per Muhamedin a .s se eshte derguar si meshire per te gjitha krijesat ,prandaj ne si musliman duhet te ndjekim traditat e Muhamedit a.s .

Te gjithe sufite bektashite bejne pjese ketu kane te njejtin Kuran si te tjeret dhe ju besojne nje shumice te madhe te haditheve qe i transmetojne te tjeret .Kuptohet vetem ato hadithe qe kane lidhje me Kuran dhe jo ato hadithe qe jane te shpikura.

Kurse per martesat e Muhamedit a.s kam degjuar nga dervishet se shumica e haditheve per kto martesa jane te rrejshme .

Une kam degjuar nga dervishet se jeta private e Muhamedit a.s nuk ka qene ashtu siç kane shkruar disa per te .Muhamedi a.s ka pasur moralin me te lart dhe ka qene me i pasterti nga te gjitha krijesat e Zotit .Poashtu kam degjuar se ndoshta jane bere disa martesa vetem e vetem per ti marre ne mbrojtje grate e veja qe ishin pa asnje mbrojtje ne ate kohe .Ka pasur edhe raste te tjera kur ka marrur dikend qe te mbroje dhe ta mesoj etj.etj.

Ne njerzit e thjeshte mendojm me standarded tona ashtu si kemi ne jete private mendojm se edhe te dashurit e Zotit kane jete private .Mendoj se gabimin me te madhe ne e bejm keshtu

Me nje fjale eshte mistike jeta e te dashurve te Zotit .Ndoshta vete Zoti i lejon disa gjera qe te ndodhin per te pare mendimin tone ne disa çeshtje .Ne e tregojm veten tone me shume gjera se si besojm.

Ne qofte se i lexon hadithet e te tjereve gjen shume kontradita ne to ,dijetaret e grupeve te tjera kur nuk bien dakort se sa ishte numri i grave apo mosha e tyre.
Te gjitha keto hadithe i kan perzier ,disa nga keto hadithe jane perzier edhe nga sultana e udheqsa te ndryshem ne islam , i kan bere hadithet siç ju ka konvenuar atyre .
Ka edhe hadithe qe jane te rrejshme qe jane shpikur ne kohen e dinastise umajade.Sidomos ne kohen e muawijes dhe jezidit ,qe te dy armiç te perbetuar te familjes se Muhamedit a.s dhe vete islamit .

Se fundi po e them nje fjale te nje bektashiu .te gjithe njerezit i kam vellezer per nga njerezimi kurse muslimanet i kam vllezer per nga feja

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article