Guardiola do ta drejtojë një klub nga Liga Premier

Thierry Henry beson se Pep Guardiola do ta drejtojë një klub nga Liga Premier në një të ardhme të afërt. Legjenda franceze ishte pjesë e ekipit të Barcelonës që fitoi dy tituj të La Ligas dhe Ligën e Kampionëve (në vitin 2009) nën drejtimin e...

2269 0

Thierry Henry beson se Pep Guardiola do ta drejtojë një klub nga Liga Premier në një të ardhme të afërt.

Legjenda franceze ishte pjesë e ekipit të Barcelonës që fitoi dy tituj të La Ligas dhe Ligën e Kampionëve (në vitin 2009) nën drejtimin e strategut spanjoll.

Kontrata e Guardiolas me Bayern Munichun skadon në fund të këtij sezoni dhe akoma nuk dihet se a do ta vazhdojë kontratën me klubin nga Allianz Arena.

“Mendoj se ai do të vijë (në Angli). Ai është konkurrues, do të dëshirojë të fitojë titull në secilën ligë të mundshme”.

“Do të përshtatet këtu në Ligën Premier. Ai është i shkëlqyer dhe ka një botëkuptim të shkëlqyer për futbollin”, ka deklaruar Henry për Sky Sports News HQ.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article