Dafina, me “shumë qef” e kopjon Jennifer Lopezin (Foto/Video)

Pas Rihannas, Nicki Minaj dhe Beyonces, duket se po zgjerohet lista e inspirimeve të këngëtarëve tanë, kësaj radhe në theks të veçantë bie Dafina Zeqiri. Këngëtarja e cila lansoi videolipin e saj të ri “Shumë qef” ditë më parë, arriti që të shkaktojë një tërheqje...

1067 0

Pas Rihannas, Nicki Minaj dhe Beyonces, duket se po zgjerohet lista e inspirimeve të këngëtarëve tanë, kësaj radhe në theks të veçantë bie Dafina Zeqiri.

Këngëtarja e cila lansoi videolipin e saj të ri “Shumë qef” ditë më parë, arriti që të shkaktojë një tërheqje të jashtazakonshme të vëmendjes për të, transmeton Telegrafi.

Por, jo për arsye muzikore. Dafina ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve për zhveshjet dhe lëvizjet jashtzakonisht provokative në klipin e ri.

Në shumë lëvizje ajo shihet duke kopjuar Jennifer Lopezin nga klipi “Booty” me Iggy Azalean, teksa ka momente kur edhe na kujton Nicki Minajin nga klipi “Only”.

Brenda 24 orëve kënga e re e Dafinës ka arritur 200 mijë klikime.

dafiina kopje 1

dafina copy 1

jennifer lopez 1

jennifer lopez

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article