Chromebook i ri nga HP vjen me një ekran 14 inç

Kompania HP ditën e hënë ka shtuar qetësisht një model të ri Chromebook 14 inç me ekran me prekje, duke e vendosur në të njëjtën linjë me modelin e saj prej 11 inç. Përsa i përket funksionaliteteve të një Chromebook-u version prej 11 inç mund...

1074 0

Kompania HP ditën e hënë ka shtuar qetësisht një model të ri Chromebook 14 inç me ekran me prekje, duke e vendosur në të njëjtën linjë me modelin e saj prej 11 inç. Përsa i përket funksionaliteteve të një Chromebook-u version prej 11 inç mund të konsiderohet si një version më tepër efikas duke qenë se është më portabël dhe mund të merret me vete ngado.

Ndërkohë që specifikat e reja të këtij Chromebook-u prej 14 inç pretendojnë ti kthejnë përdoruesit drejt këtij ekrani më të madh. Ai vjen me një çip NVIDIA Tegra K1, ka 4 GB RAM, 32GB hapësirë memorie dhe shumë porta të ndryshme ndër të cilat përmendim një portë USB 3.0, dy porta USB 2,0, portë HDMI, vendin e kufjeve dhe mikrofonit si dhe lexuesin e kartës microSD.

Laptopi ka një ekran 1920 x 1080 e cila jep një paraqitje të qartë dhe me kualitet të lartë të imazheve apo përmbajtjeve. Kompania HP premton se ky model i ri Chromebook ka një jetëgjatësi të baterisë deri në 8 orë, por kjo gjë varet edhe nga përdorimi. Chromebook po përhapet gjithnjë e më tepër dhe ky model i ri do të kushtojë vetëm 439 dollarë.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article