Argjentina pa Messin e Agueron, por me Higuainin e Dybalan (Foto)

Eliminatore drejt Kupës së Botës 2016 ka nisur shumë keq për Argjentinën, që në dy ndeshje ka marrë vetëm një pikë dhe duket qartë që pa Lionel Messin ka shumë probleme. Muajin e ardhshëm Argjentina do të luajë dy ndeshje mjaft të vështira kundër Brazilit...

1270 0

Eliminatore drejt Kupës së Botës 2016 ka nisur shumë keq për Argjentinën, që në dy ndeshje ka marrë vetëm një pikë dhe duket qartë që pa Lionel Messin ka shumë probleme.

Muajin e ardhshëm Argjentina do të luajë dy ndeshje mjaft të vështira kundër Brazilit dhe Kolumbisë, ndeshje që vijnë në momentin më të keq të mundshëm për trajnerin Gerardo Martino.

Kjo për faktin se do të mungojë jo vetëm Leo Messi, por edhe Kun Aguero, duke bërë që sulmit argjentinas t’i mungojnë dy lojtarët më cilësor në sulm.

Në listën e të grumbulluarve kthehen mbrojtësi Marcos Rojo dhe mesfushorët e Valencias, Ever Banega e Enoz Perez, por do të mungojë për një dëmtim serioz mesfushori i Juventusit, Roberto Pereira.

Argjentinës i kthehet në sulm Gonzalo Higuain.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article